Atletico interesohet për Gabigol

Trajneri Diego Simeone pëlqen sulmuesin brazilian.

Vetëm pak ditë më parë, Gabriel Barbosa, i njohur si Gabigol, zbuloi ëndrrën që ka për të luajtur në La Liga.Tashmë, dëshira për të luajtur në kampionatin spanjoll, mund të kthehet në realitet gjatë muajve të ardhshëm.

Sipas “Globoesporte”, Atletico është vënë në ndjekje të sulmuesit, i cili mbetet në pronësi të Interit. Për shkak të vështirësive ekonomike, Santosi do ta ketë shumë të vështirë ta mbajë 22-vjeçarin .

Skuadra e Diego Simeones është e gatshme të përfitojë për ta rrëmbyer Gabigol, me shpresën se operacioni mund të realizohet gjatë afatit kalimtar të janarit.

Më Shumë

KGJK dhe Gjykata e Prizrenit thellojnë bashkëpunimin për rritjen e efikasitetit dhe transparencës

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Rrustem Thaqi, ka pritur në takim kryetaren e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra, ku u diskutua...

Arrestohet një i dënuar me një vit burg për ngacmim në Prizren

Është arrestuar i dënuar për ngacmim M.P. nga Prizreni. Ai ka qenë në kërkim pasi ishte dënuar një (1) vit burg efektiv me vendim...

Lajmet e Fundit