Prizren: Lagjja “Jeta e re” adreson brengat që lidhen me hekurudhën

Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor të Komunës së Prizrenit bashkë me operatorin e kontraktuar për zhvillimin e Hartës Zonale të Komunës kanë nisur takimet me qytetarët për nevojat e hartimit të këtij dokumenti të planifikimit hapësinor, shkruan sot Koha Ditore.

Takimi i parë është mbajtur gjatë kësaj jave me banorët e lagjes “Jeta e re”, të cilët kryesisht kanë shprehur brengat e tyre rreth çështjes së mobilitetit, të cilat ndërlidhen edhe me praninë e trasesë së hekurudhës në këtë zonë.

Drejtori i Urbanizmit, Fatmir Memaj, para banorëve ka shpjeguar se Harta Zonale e Komunës është dokument i planifikimit hapësinor që përpilohet nga Komuna në bazë të Ligjit për Planifikimin Hapësinor. Sipas tij, për hartimin e këtij dokumenti është i nevojshëm edhe diskutimi me banorët, si obligim ligjor por edhe moral. “Jemi këtu për të dëgjuar opinionet tuaja për të pasur një planifikim sa më të mirë.

Harta Zonale është në fazën e hartimit fillestar. Ky është takimi i parë me banorët. Propozimet tuaja mund t’i paraqitni gjatë debatit, por mund t’i adresoni edhe me shkrim”, ka thënë Memaj, duke kërkuar nga të pranishmit që nevojat të shihen në mënyrë të arsyeshme. “Mendimet tuaja janë të vlefshme për procesin e planifikimit hapësinor”, ka deklaruar ai.

Më Shumë

Mohimi i barazisë gjuhësore dhe çështja shqiptare në Maqedoninë e Veriut

Prof. dr. Xhafer Beqiraj Çështja e statusit të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut nuk mund të trajtohet vetëm si çështje teknike e administratës shtetërore,...

DKA në Prizren mban takim me drejtorët e shkollave, në fokus siguria dhe digjitalizimi

Me ftesë të drejtoreshës së Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj Gutaj, është mbajtur një takim pune me drejtorët e institucioneve arsimore të Komunës së...

Lajmet e Fundit