Policia jep detaje për aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”, afër Suharekës

Një femër është lënduar si pasojë e aksidentit të sotëm i ndodhur në autostradën Prishtinë-Prizren.

Aksidenti në fjalë ka ndodhur rreth orës 15 dhe dyshohet se vozitësja femër ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është vetëaksdientuar.

“Rreth orës 15:00 në autostradë, rajoni i Prizrenit, është raportuar rasti ku ka qenë i përfshirë vetëm një automjet dhe dyshohet se vozitësja ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është vetëaksientuar.

Njësitet kompetente janë marr me rastin ndërsa e lënduara është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Zëdhënësi i Policisë së Kosovës.

Gjithashtu tutje nga Policia e Kosovës është kërkuar që të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat që dalin nga ligji i trafikut, të respektojnë shenjat dhe të jenë më vigjilent gjatë drejtimit të automjeteve me qëllim të parandalimit të rasteve të aksidenteve.

“Policia e Kosovës me njësitë e saj në kuadër të fushëveprimit të saj vazhdon të monitorojë dhe të menaxhojë situatën në trafikun rrugor nëpër të gjitha rrugët e vendit dhe autostradë dhe aty ku pjesëmarrësit bien ndesh me rregullat në trafik, masa ndëshkuese ligjore po aplikohen dhe do të aplikohen në vazhdimësi. Kërkojmë nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik në veçanti drejtuesit që të respektojnë rregullat që dalin nga ligji i trafikut, të respektojnë shenjat dhe të jenë më vigjilent gjatë drejtimit të automjeteve me qëllim të parandalimit të rasteve të aksidenteve”, përfundohet nga Policia e Kosovës.

Më Shumë

Liria luan ndeshjen e fundit në shtëpi, pret Suharekën në Prizren

Liria do të zhvillojë ndeshjen e fundit si vendase në këtë sezon të Raiffeisen Liga e Parë, ku do të përballet me Suharekën. Takimi...

Prizren: Vdes një person në Emergjencë, rasti në hetime

Një person ka vdekur në Emergjencën e Prizrenit gjatë ditës së djeshme, pasi është sjellë në gjendje të rënduar shëndetësore. Sipas raportit 24-orësh të Policisë,...

Martohet Blerando

Lajmet e Fundit