Merkel: Në 2021 largohem si kancelare

Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi nga Berlini se do të japë dorëheqjen nga posti i kancelares së Gjermanisë në fund të mandatit të saj aktual, më 2021.

Gjithashtu Merkel tha se planifikon të japë dorëheqje edhe nga udhëheqja e partisë së saj në dhjetor, kur Unioni Demokristian të zgjedhë kreun e ri. “Nuk do të kërkoj asnjë post politik pas përfundimit të mandatit tim”, tha Merkel.

Deklaratat e Merkelit vijnë pasi mbështetja për bllokun e saj konservator ka rënë ndjeshëm në zgjedhjet parlamentare në dy shtete, Bavari dhe Hesen.

Merkel tha se ajo merr përgjegjësinë e plotë për performancën e dobët dhe e bëri të qartë se ajo nuk do të zgjedhë pasardhësin në krye të partisë.

Merkel shërben si kancelare e Gjermanisë që prej vitit 2005, ndërsa në krye të demokristianëve që në vitin 2000.

Më Shumë

Aksion i Krimeve Ekonomike dhe Doganës në Prizren, bastisen disa argjendari

Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës me asistencën e Doganës së Kosovës janë duke zhvilluar aksion në disa argjendari në Prizren. Aksioni është zhvilluar fillimisht...

Hoti me Abdixhikun e Osmanin, u uron mirëseardhje në Rahovec

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet, Avdullah Hoti ka marrë pjesë në një tubim në Rahovec me Lumir Abdixhikun e Avdullah Hotin. Në...

Lajmet e Fundit