17.6 C
Prizren
E premte, 18 Korrik, 2025

Haskuka nuk do ta shkarkojë drejtorin Oreshka

Mytaher Haskuka, kryetar i Komunës së Prizrenit ka vendosur që në kabinetin e tij qeverisës ta mbajë një drejtor të dënuar nga Gjykata e shkallës së parë me dënim më burgim më kusht për dy vepra penale, për mashtrim dhe legalizim i përmbajtjes së rreme.

Haskuka ka deklaruar se nuk do ta shkarkojë nga detyra drejtorin e dënuar nga Gjykata Themelore e Prizrenit për dy vepra penale, Ehat Orsheka.

Haskuka në një prononcim për KALLXO.com ka deklaruar se rasti i drejtorit të dënuar nuk ka të bëjë me keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe se nuk do të marrë kurrfarë masash për largimin e tij nda detyra e drejtorit të Kulturës në Komunën e Prizrenit.

“Unë konstatoj se nuk ka shkelje dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe as nuk është ndonjë rast që e etiketon punën e drejtorit prandaj nuk do ta shkarkoj. Çfarëdo rasti që ka të bëjë me keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe raste të ndryshme korrupsioni atëherë kisha marrë vendim për shkarkim, por këtu nuk po shoh asgjë”, ka thënë Haskuka për KALLXO.com.

Haskuka tha se përderisa dënimet nuk kanë të bëjnë me shkelje dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare ai nuk do ta shkarkojë askë.

Haskuka po ashtu e ka quajtur tendencioze gjykatën, e cila ka marrë vendim për dënimin e Ehat Oreshkës.

“Edhe po vërej një tendencë që gjykatat po merren me shumë drejtorë të komunës duke u mundu me i gjetë gjërat e ndryshme që ata i kanë bërë në jetën private dhe besoj se është tendencioze kjo”, ka deklaruar Haskuka.

Gjykata Themelore në Prizren ka dënuar për kryerjen e dy veprave penale, drejtorin e kulturës në kabinetin e Mytaher Haskukës. Ehat Oreshka në shtator të këtij viti është dënuar për falsifikim i dokumentit dhe legalizim i përmbajtjes së rreme.

Më Shumë

As pas 47 përpjekjesh nuk konstituohet Kuvendi

Ka dështuar për herë të 47-të përpjekja për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës. Edhe këtë herë kryesuesi i seancës, Avni Dehari...

Refki Reshitaj shpallet këngëtari më i mirë në Festivalin Ndërkombëtar në Strugë

Këngëtari i njohur kosovar, Refki Reshitaj, është shpallur Këngëtari më i Mirë në edicionin e 34-të të Festivalit Ndërkombëtar “Këngë Jeho”, mbajtur  në Strugë. Në...

Lajmet e Fundit