13.3 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

Rikthehet diskutimi për binjakëzimin e Prizrenit me Stari Gradin

Autoritetet komunale të Prizrenit kanë bërë të ditur se me konsullin e përgjithshëm të nderit të Republikës së Shqipërisë në Bosnjë e Hercegovinë, Muharrem Zejnullahun, dhe zv.ministrin e Diasporës, Qerim Bajramin, kanë diskutuar rreth mundësisë së rijetësimit të iniciativës së mëparshme për binjakëzimin e Komunës së Prizrenit me Stari Gradin e Sarajevës.

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka shprehur qëndrimin se dy komunat në fjalë kanë veçori që e lidhin njëra-tjetrën dhe se me rijetësimin e kësaj nisme hapet rruga për bashkëpunim në disa fusha, shkruan sot Koha Ditore.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Haskuka, ka vlerësuar se “barrierat e krijuara midis Kosovës dhe Bosnjës janë krejtësisht politike dhe marrëdhëniet e ftohta janë joreale marrë parasysh afërsinë e popullit shqiptar me atë boshnjak në aspektin kulturor e tradicional”.

Më Shumë

27 vjet nga masakra në Bukosh të Suharekës

Sot mbushen 27 vjet nga masakra në Bukosh të Suharekës. Me rastin e këtij përvjetori, mbahen homazhe në nderim të 25 martirëve të rënë...

“Hasi Jehon”, festivali gjysmë shekullor që ruan traditën

Tre netët e para të majit, malet e fshatit Gjonaj patën jehonë tjetër. Më 1, 2 dhe 3 maj, aty u mbajt Festivali “Hasi Jehon”,...

Lajmet e Fundit