5.5 C
Prizren
E premte, 1 Maj, 2026

“E di se ç’mendon deputeti, kjo kafshë politike…”

Namik Dokle, i cili kohët e fundit i është kushtuar letërsisë, ka ndarë me miqtë e tij një rrëfim nga koha kur edhe Dritëro Agolli ishte deputet në parlament.

“Rrinim afër në parlament. Një ditë janari të vitit 1993, e pashë duke shkruar në faqen e prapme të një projektligji. Pas pak ma zgjati fletën dhe unë lexova:

Këtu ku mblidhet parlamenti,

kam vetëm një karrige…

E di se ç’mendon deputeti,

kjo kafshë politike…

Pastaj ma dha stilografin. “Po ta dhuroj”, më tha dhe më tregoi se me të kishte shkruar katër libra: “Pelegrini i vonuar”, “Lypsi i kohës”, “Njerëz të krisur” dhe “ Kalorësi lakuriq”, shkruan Dokle./ KultPlus.com

Featured Image

Më Shumë

Në 40-vjetorin e rithemelimit të Komunës së Malishevës, përurohet libri i Fatmir Krasniqit

Në kuadër të shënimit të 40-vjetorit të rithemelimit të Komunës së Malishevës, është përuruar libri i autorit Fatmir Krasniqi, në një aktivitet ku morën...

Përkujtohet Komandant “Ftyra”

Nën organizimin e Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, dhe Organizatave të dala nga lufta e UÇK-së – dega në Malishevë, është mbajtur...

Lajmet e Fundit