-2.3 C
Prizren
E hënë, 12 Janar, 2026

Rahovec: I akuzuari mohon se kishte hequr shiritat e vendosur nga inspektorët

 I akuzuari për veprën penale “heqje apo dëmtim i vulave zyrtare ose i shenjave”, Eqerem Spahiu, është deklaruar i pafajshëm në seancën fillestare të së premtes në Gjykatën Themelore në Gjakovë, dega në Rahovec.

Pas leximit të aktakuzës nga prokurori Enis Gashi, i akuzuari ka mohuar fajësinë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Nuk është e vërtetë që unë i kam hek shiritat e inspeksionit, e vërteta është se unë e kam ndërprerë punën, ndërsa me insistimin e pronarit të objektit Selim Gashi, unë kamë vazhduar punën, pasi që djali i pronarit Arlindi i ka hequr shiritat”, tha i akuzuari

Gjykatësi  Ilir Rashkaj, pas deklarimit të palës mbi fajësinë, seancën e radhës e ka caktuar më 19 dhjetor  2018, në ora 11:00.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Gjakovë, më 20 qershor 2016, ka ngritur aktakuzë për heqjen apo dëmtimin e vulave zyrtare apo i shenjave, ndaj të akuzuarit Eqrem Spahiu.

Sipas prokurorisë, i akuzuari më 12 qershor 2015, në fshatin Fortesë të Rahovecit, rreth orës 08:30, si ekzekutues i punimeve heqë shiritat e vendosur nga inspektorët komunalë të ndërtimtarisë.

Në aktakuzë thuhet se shiritat ishin vendosur nga inspektorët për pezullimin e menjëhershëm të punimeve ndërtimore në objektin hotelier, pronë e investitorit Burim Selim Gashi, mirëpo shiritat i kanë hequr dhe kanë vazhduar punimet.

Më Shumë

Pas vërshimeve në Suharekë, nis vlerësimi i dëmeve

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka treguar për gjendjen që po mbizotëron në komunën ku ai udhëheq, pas shirave të rrëmbyeshëm. Ai thotë se për...

Ylli ndahet me Joe Reece

Klubi i basketbollit Golden Eagle Ylli ka njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit me basketbollistin Joe Reece. Vendimi është marrë me marrëveshje të dyanshme, duke theksuar respektin...

Lajmet e Fundit