Vazhdon aksioni për largimin e konstruksioneve metalike në “Shatërvan” të Prizrenit

Aksioni për largimin e konstruksioneve metalike përbrenda Qendrës Historike ka vazhduar edhe sot me heqjen e tyre në lokalet që gjenden në sheshin ‘Shatërvan”.

“Qëllimi i këtij askioni është zbatimi i plotë i Ligjit për Qendrën Historike të Prizrenit, ku për mbrojtjen e autencititetit dhe integritetit të kësaj zone janë përcaktuar qartazi aktivitetet e kufizuara dhe të ndaluara, ku ndër tjerash përfshihen edhe konstruksionet e këtilla të cilat nuk kanë leje nga organet përgjegjëse dhe po largohen në kuadër të këtij aksioni nga ana e Drejtorisë së Inspektorateve”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit.

“Kjo e fundit, sot është detyruar përsëri që të ndërmerr masa për largim të detyrueshëm të konstruksioneve, pasi që nuk është marrë vetë iniciativë për largimin e tyre nga ana e pronarëve të objektit afarist përkatës”.

Komuna e Prizrenit u bënë thirrje të gjithë pronarëve të objekteve afariste brenda Qendrës Historike që të kenë mirëkuptim dhe të tregojnë gatishmërinë e tyre për respektimin e plotë të ligjit në fuqi./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kurti në Has vlerëson sakrificën e dëshmorëve dhe rolin e sportit

“Qeveria do të jetë mbështesë çdo iniciativë sportive”. Kështu deklaroi kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i cili mbrëmë i shoqëruar edhe nga...

Zyrtare: Edvin Kuc rikthehet te Ballkani i Suharekës

Ballkani e ka rikthyer ish-mesfushorin Edvin Kuc sërish në Suharekë. Kuc që dikur ishte kapiten i “Xhebrailave” është rikthyer sërish me objektivin që ta fitojë...

Lajmet e Fundit