Deputeti Avdyli ‘godet’ estradën, nga sot nuk do të ketë më promovim në TV për droga

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, ka propozuar sot në Komisionin për Shëndetësi që të ndalohet promovimi i këngëve ku përmendet droga.

Ai ka thënë që duhet të merren këto masa në mënyrë që të ketë një rini të shëndoshë, shkruan Gazeta Blic.Propozimi i Avdylit ka marrë përkrahje nga të gjithë deputetët.

Njoftimi i Avdylit i bërë në Facebook:

Sdo ketë më promovim n? TV për marihuana, kokaina, kolombiana e as heroina.
Duke parë e dëgjuar promovimin e drogave në TV tonat në këngë e spote, sot në komision për shëndetësi , për vitin 2019 propozova iniciativë ligjore, e masa tjera për ndalimin e promovimit të drogave në TV e gjetiu pëmes këngëve e spoteve me droga . Për rini të shëndoshë, kundër promovimit të narkotikëve morra përkrahje nga të gjithë deputetët.

Më Shumë

Donacion humanitar në Suharekë: Dhurohen 20 mijë kg miell për familjet në nevojë

Një donacion humanitar prej 20 mijë kilogramësh miell është dhuruar për familjet në nevojë në Suharekë. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës...

Samadrexha fiton finalen e tretë, kthehet në garë për titull

Samadrexha e ka fituar finalen e tretë të plejofit dhe është kthyer në garë për titull të kampionit në Superligën e Kosovës në hendboll...

Lajmet e Fundit