Vdes aktorja kosovare, Fatime Llugiqi

Ka ndërruar jetër aktorja e njohur Fatime Llugiqi. Lajmin e ka bërë të ditur vajza e saj përmes një postimi në rrjetet sociale.

Kujtojmë se aktorja Llugiqi kishte mbaruar shkollën e lartë Pedagogjike, grupi i artit dramatik në vitin 1971/72, klasa e profesorëve të njohur Bekim Fehmiu dhe Faruk Begolli.

Ajo ishte e punësuar në Teatrin Kombëtar qe nga viti 1973.

Fatime Llugiqi mbahet mend për rolin e saj në filmin “Migjeni” me regji të Ismajl Ymerit, sikurse edhe për role të shumta në teatër dhe filma të tjerë.

Me rastin e ndarjes së saj nga jeta, Teatri Kombëtar i Kosovës do të mbajë nesër në orën 11:00 një mbledhje komemorative

Më Shumë

Donacion humanitar në Suharekë: Dhurohen 20 mijë kg miell për familjet në nevojë

Një donacion humanitar prej 20 mijë kilogramësh miell është dhuruar për familjet në nevojë në Suharekë. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës...

Tejeci: Parku i Inovacionit në Prizren nuk po e përmbush funksionin ekonomik të pritur

Kryetari i Odës së Ndërmarrësve dhe Zejtarëve të Prizrenit, Afrim Tejeci, ka vlerësuar se Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren, i promovuar që...

Lajmet e Fundit