“Urime mësimdhënës dhe nxënës të dashur, mësimi fillon të hënën”

“Urime mësimdhënës dhe nxënës të dashur! Mësimi fillon të hënën”. Ky është mesazhi që ka dhënë në facebook, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Veseli ka arritur që në një takim në kabinetin e tij në Kuvend të bindë sindikatën e arsimit të ndërpres grevën dhe nga e hëna mësimi të fillojë.

Veseli ka arritur të rrisë pagat e mësimdhënësve dhe i ka siguruar se shumë shpejt rritja do të shkoj deri në nivelin e premtimit që u kishte dhënë më parë.

Në fotografinë e postuar nga Veseli, duket edhe kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës në Kosovë, Rrahman Jashari, kryeministri Ramush Haradinaj, e të tjerë.

Image

©

Më Shumë

Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri

Pika kufitare e Morinës përballet me fluks të lartë, ndërsa mijëra pushues nga Kosova i janë drejtuar bregdetit shqiptar. Fundjava ka sjellë një rritje të...

Komuna e Suharekës pajis “Eko Therandën” me mjete të reja për përmirësimin e shërbimeve publike

Në Komunën e Suharekës janë pranuar pajisje të reja të dedikuara për Ndërmarrjen Publike Lokale “Eko Theranda”, me qëllim të fuqizimit të kapaciteteve operacionale...

Lajmet e Fundit