12.6 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026

Projektet kulturore që propozojnë deputetët peshojnë 2.5 milionë euro

Nëse deputetët e Kuvendit të Kosovës, të shtunën, i votojnë të gjitha amendamentet e propozuara sa i përket buxhetit të Ministrisë së Kulturës, ky institucion do të ketë rritje të buxhetit në projektet kulturore dhe ato të trashëgimisë për 2 milionë e 422 mijë euro.

Komisioni parlamentar për buxhet dhe financa më 29 janar u ka propozuar deputetëve të Kuvendit që ta miratojnë Projektligjin për buxhetin e vitit 2019 së bashku me amendamentet që kanë bërë deputetët dhe vetë Komisioni. Në Projektligjin e miratuar në Qeveri është planifikuar që Ministria e Kulturës të ketë prej 41 milionë e 383 mijë e 726 eurosh, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas Projektligjit të miratuar në Qeveri, MKRS-ja ka paraparë rritje të buxhetit për shpenzimet kapitale. Nga 22 milionë e 328 mijë euro, që ishin vitin e kaluar, janë projektuar 25 milionë e 500 mijë euro për investime kapitale në kulturë, trashëgimi kulturore, rini dhe sport. Po sipas këtij versioni investimet kapitale në fushën e kulturës do të kenë në dispozicion 2 milionë e 496 mijë euro, ndërsa vitin e kaluar ishin 1 milion e 668 mijë euro.

Janë planifikuar 13 projekte. Vitin e kaluar MKRS-ja kishte në dispozicion 4 milionë e 20 mijë euro për investimet kapitale në trashëgimi kulturore. Por për vitin 2019 sipas Projektligjit të miratuar në Qeveri do të jenë vetëm 2 milionë e 910 euro. Sivjet vetë MKRS-ja ka paraparë 66 projekte. Por nga to, 46 janë të bartura nga viti 2018.

Anëtarët e Komisionit për buxhet dhe financa dhe disa deputetë të tjerë të Kuvendit nuk janë pajtuar me planifikimet e MKRS-së. Komisioni dhe disa deputetë kanë propozuar që në Projektligjin për buxhet të përfshihen gjithsej 13 projekte të reja, 8 në trashëgimi kulturore e 5 në fushën e kulturës. Sipas amendamenteve që do të dalin në votim kërkohet që të ndryshohet shuma e financimit të një projekti në trashëgimi dhe 4 të tjerëve në kulturë.

Më Shumë

Bashkimi humb Kenny Wooten para ndeshjes vendimtare ndaj Borës

Bashkimi ka marrë një lajm të rëndë para ndeshjes vendimtare të sezonit, pasi qendra amerikane Kenny Wooten ka pësuar një lëndim në dorën e...

Nesër bllokohet rruga “Halil Berisha” në Prizren për shkak të punimeve në kanalizim

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit ka njoftuar qytetarët se nesër, më 06 maj 2026, nga ora 08:00 deri në 17:00, rruga...

Lajmet e Fundit