Kërcënohet polici brenda Gjykatës së Suharekës

Një kërcënim ndaj një zyrtari policor në detyrë ka ndodhur dje në Gjykatën Themelore në Prizren, dega në Suharekë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në lidhje me rastin është arrestuar një person i cili gjatë dëshmisë në një seancë gjyqësore kishte kanosur zyrtarin policor në detyrë.

Policia nuk ka dhënë detaje të tjerë në lidhje me rastin, ndërsa i dyshuari, pas intervistimit është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Më Shumë

Mbahet konsultimi publik për Planin e Trashëgimisë Kulturore 2026–2029 në Rahovec

Në Sallën e Kuvendit Komunal në Rahovec është mbajtur konsultimi publik për Projekt-Planin e Trashëgimisë Kulturore 2026–2029, me pjesëmarrjen e qytetarëve, ekspertëve dhe përfaqësuesve...

Familja në Korishë në telashe me arushën, iu shfaqet rregullisht në oborrin e shtëpisë

Banorët e fshatit Korishë të komunës së Prizrenit, janë në telashe nga kafshët e egra. Një qytetar i atjeshëm, ka dërguar pamje në redaksinë e...

Lajmet e Fundit