0.3 C
Prizren
E shtunë, 20 Dhjetor, 2025

Hoxhaj: I tronditur nga vdekja tragjike e të riut në Suharekë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj përmes një postimi në Facebook, ka reaguar për vdekjen e të riut nga Suhareka, Krenar Jemini në vendin e punës.

 Në postimin e tij, Hoxhaj i shprehu ngushëllime familjes dhe tha se Krenari ka qenë djalë shembullor dhe aktivist i përkushtuar i PDK-së.

Tutje, ai tha se Qeveria e Kosovës shumë shpejtë do të bëjë hapa konkret për të rritur sigurinë në vendet e punës.

Për më shumë lexojeni postimin e plotë të Enver Hoxhajt:

Thellësisht i tronditur nga lajmi për vdekjen tragjike në vendin e punës të të riut Krenar Jemini, nga fshati Mushtisht i Komunës së Therandës. Krenari ka qenë një djalë shembullor dhe aktivist i përkushtuar i PDK-së në nëndegën e Mushtishtit. Ngushëllime familjes Jemini, miqve dhe kolegëve. Si Qeveri e Kosovës e kemi prioritet dhe shumë shpejtë do të dalim me hapa konkretë në mënyrë që të rritet siguria në vendin e punës.

Dat
Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/hoxhaj-i-tronditur-me-vdekjen-tragjike-e-te-riut-ne-suhareke-630242/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Më Shumë

Radhë kamionësh në doganën e Vërmicës

Radhë kilometrike e kamionëve të tonazhit të rëndë raportohet se u krijuan mbrëmë në rrugën Morinë-Vërmicë, në drejtim nga Shqipëria drejt Kosovës. Siç raporton A2CNN,...

Probleme me furnizimin me ujë në disa zona të Prizrenit për shkak të ndërprerjes së energjisë

KRU Hidroregjioni Jugor njofton konsumatorët se për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike nga mbrëmja e djeshme, më 17 dhjetor 2025, në ora 21:00,...

Lajmet e Fundit