Dragash:Mungon i akuzuari për sulm, shtyhet për kohë të pacaktuar gjykimi ndaj tij

Mungesa e të akuzuarit për veprën penale të sulmit, Kamber Shuke, ka bërë që të dështojë seanca ndaj tij, e paraparë të mbahej të enjten në Gjykatën Themelore në Prizren, dega në Dragash.

Gjykatësi i rastit, Bekri Vehapi, ka konstatuar se në bazë të shkresave të lëndës, i akuzuari nuk është thirrur në mënyrë të rregullt, pasi që nga konstatimi i dorëzuesit, sipas tij, shihet se ai jeton në Kroaci.

I pranishëm në seancë ka qenë prokurori i rastit, Besim Susuri, por për shkak të mungesës së të akuzuarit, seanca është shtyrë për kohë të pacaktuar.

Sipas aktakuzës së ngritur më 26 mars 2018, nga Prokuroria Themelore në Prizren, i pandehuri Kamber Shuke, akuzohet se më 12 gusht 2018, rreth orës 23:20, në fshatin Restelicë, saktësisht në shëtitoren e fshatit e përdor forcën ndaj të dëmtuarit Resul Balje.

Siç thuhet në aktakuzë, i gjithë rasti ka ndodhur pasi që ata kishin një mosmarrëveshje paraprake në mes tyre për një çështje pronësore dhe me pas i akuzuari Shuke e sulmon të dëmtuarin fizikisht, duke e goditur me shkop tri herë, në pjesë të poshtme të trupit, mirëpo nuk i shkakton lëndime trupore.

Sipas këtyre veprimeve, ai akuzohet se ka kryer veprën penale “sulm”, e parapare me nenin 187 paragrafi 1 i Kodit Penale të Kosovës. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Trupa amerikane “Magnificat” mahnit publikun prizrenas me baletin “Stratagem”

Teatri “Bekim Fehmiu” në Prizren u mbush mbrëmë me art dhe emocione nga performanca e trupës profesionale të baletit “Magnificat” nga Shtetet e Bashkuara...

Shtabi komunal në Malishevë: Nis përgatitja për spërkatjen kundër Etheve Hemorragjike

Në Malishevë është mbajtur takimi i radhës i Shtabit Komunal për Parandalimin dhe Luftimin e Etheve Hemorragjike, i udhëhequr nga kryetari i shtabit, Amrush...

Lajmet e Fundit