Bendi amerikan me performancë speciale në kalanë e Prizrenit

Bendi i njohur i muzikës folklorike po bëjnë një mini-turne nëpër Kosovë.

Performuesit amerikanë të muzikës folklorike, ‘Kyle Dillingham & Horseshoe Road’ po vizitojnë Kosovën si pjesë e një programi të mbështetur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, në partneritet me ‘Zërat e Amerikës – Muzika amerikane në vendet e huaja’.

Nga 3 prilli deri më 8 prill, bendi nga Oklahoma do të performojë koncerte publike dhe do të udhëheqin unime të studentëve nëpër Kosovë.

Ata dje kanë mbajtur një koncert në qytetin e Prizrenit, e me këtë rast kanë hipur edhe në kalanë e famshme të qytetit të bukur, për të bërë një video derisa po këndonin një nga këngët e tyre, shkruan Gazeta Express.

Bendi gjatë ditëve në vijim do të jenë të pranishëm edhe në qytetet tjera si Mitrovicë dhe Prishtinë më 6 prill dhe në Gjakovë më 8 prill./Gazeta Express

 

s

Më Shumë

Takohen Limaj dhe Hamza: NISMA do ta mbështesë PDK-në në zgjedhjet e 7 qershorit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka pritur në selinë e kësaj partie, kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza. Limaj ka theksuar se...

VV bën homazhe për 27 martirët e Lagjes së Trimave në Prizren

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren ka bërë homazhe përkujtimore në nder të 27 martirëve të Lagjes së Trimave, të vrarë gjatë luftës në Kosovë. Sipas njoftimit...

Lajmet e Fundit