UPZ arrin marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Tokat Gaziosmanpasa

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, të mërkurën ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Tokat Gaziosmanpasa nga Turqia. Marrëveshja është nënshkruar nga Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj u.d. Rektor në UPZ dhe Prof. Dr. Bunyamin Sahin, rektor në TGU.

Marrëveshja inkurajon bashkëpunimin në projekte të përbashkëta kërkimore, shkëmbimin e studentëve, profesorëve dhe ekspertëve të fushave, publikimin e kërkimeve të përbashkëta dhe përfitim nga përvoja reciproke. Me këtë rast është nënshkruar edhe marrëveshja Mevlana dhe Erasmus +.

Rektorët e dy institucioneve e vlerësuan lartë arritjen e kësaj marrëveshje e cila është në interes të dy anshëm.

Më Shumë

Komuna e Suharekës pajis “Eko Therandën” me mjete të reja për përmirësimin e shërbimeve publike

Në Komunën e Suharekës janë pranuar pajisje të reja të dedikuara për Ndërmarrjen Publike Lokale “Eko Theranda”, me qëllim të fuqizimit të kapaciteteve operacionale...

Totaj priti kryeshefin e ri të “Hidroregjionit Jugor”

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në një takim njoftues Kryeshefin e ri Ekzekutiv të KRU “Hidroregjioni Jugor”, Bekim Gashi,...

Lajmet e Fundit