13.6 C
Prizren
E enjte, 18 Shtator, 2025

Çifti nga Prizreni që lufton paragjykimet ndaj qenve endacakë

Shëtitja e qenit në rrugët e Prizrenit ka bërë që çifti bashkëshortor kosovaro-gjerman të përballet me përvoja të çuditshme. Duke i analizuar sjelljet e njerëzve kundrejt kafshëve e kryesisht qenve, çifti Isuf Bytyçi dhe Anna Fleischhauer kanë vendosur që të angazhohen më shumë në drejtim të eliminimit të paragjykimeve, keqkuptimeve e frikës në këtë drejtim.

Krahas adoptimit të disa qenve të rrugës dhe trajtimit të duhur të tyre, së fundmi kanë filluar edhe një nismë për informimin dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve rreth kësaj çështjeje.

“Kemi pasë rastin që të jetojmë në qendër të qytetit për një kohë. Gjatë daljeve për shëtitje me qenin tonë gjithmonë kemi parë reagime të çuditshme. Kanë dominuar frika, mosvlerësimi, paragjykimi dhe këto kanë bërë që ne të ndërmarrim veprime, normalisht me mundësitë tona, që me kontribu që këto paragjykime dhe kjo frikë në raport me qentë ngadalë të zbuten”, ka thënë Bytyçi.

Ai pohon se bëhet fjalë për një nismë vullnetare, që ka lindur si pasojë e vështrimit të situatës se si shoqëria i trajton qentë e komunitetit, përkatësisht qentë endacakë.

“Ka shumë raste që duhet të vlerësohen se si trajtohen kafshët tek ne. Por ka edhe mjaft raste që në mungesë të informatave dhe dijenisë se si të trajtohen qentë e si të shmangen incidentet eventuale reagojnë me impulsivitet e me paragjykime. Përmes frikës kërkojnë zgjidhje të shpejta për eliminimin e problemit të qenve endacakë”, ka deklaruar Bytyçi.

Më Shumë

Serebe i Ballkanit shpallet “Ylli i Javës” për herë të dytë radhazi

Federata e Futbollit të Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, ka ndarë çmimin tradicional “Ylli i Javës”, që u dedikohet...

Arbër Rexhaj publikon fotografi me Nezir Çoçajn në Prizren

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka publikuar një fotografi në Facebook ku shihet duke pirë kafe me kandidatin e Nismës për Kuvendin Komunal...

Lajmet e Fundit