Kadri Veseli rizgjedhet kryetar i PDK-së

(I plotësuar) Kadri Veseli pak më parë është zgjedhur kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, raporton “Zëri.info”.

Zgjedhja e tij për numrin një të PDK-së, është bërë sot në Konventën e 9- të të zgjedhore të Partisë Demokratike të Kosovës.

Veseli nuk ka pasur kundërkandidatë në garën për të parin e PDK-së.

Zgjedhja e Veselit kishte ardhur pas dorëheqjes së Hashim Thaçit nga posti i kreut të PDK-së pasi ky i fundit ishte zgjedhur president.

 

PDK zgjedh kryetarin

Partia Demokratike e Kosovës sot mban Konventën e nëntë zgjedhore, ku do zgjidhet kryetari i partisë dhe strukturat tjera.

“Partia Demokratike e Kosovës, mban të dielën më 16 qershor, Konventën e nëntë zgjedhore, ku do të zgjedhet kryetari dhe strukturat e reja drejtuese të partisë”, thuhet në njoftim e PDK-së.

Kjo konventë mbahet pas një procesi të gjatë zgjedhore brenda nëndegëve dhe degëve të kësaj partie.

Më Shumë

Prizren, mbahet takimi i Forumit Koordinues mes Komunës dhe shoqërisë civile

Është mbajtur sot takimi i radhës tre-mujor i Forumit Koordinues ndërmjet organizatave të shoqërisë civile dhe Komunës së Prizrenit, në bashkëpunim me Misionin e...

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. E bërë pjesë e këtij reality shoë që nga dita e parë, Moza...

Lajmet e Fundit