Beteja e fundit e Lidhjes së Prizrenit për mbrojtjen e Ulqinit

Mbrojtja e Ulqinit ishte veprimi i tretë dhe i fundit që u bë nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit kundër cenimit të tërësisë territoriale të Shqipërisë në dobi të Malit të Zi, dhe me pëlqimin e Portës së Lartë.

U përgatit dhe u organizua nga degët e Lidhjes Shqiptare të Ulqinit dhe Shkodrës.

Morën pjesë vullnetarë shqiptarë nga sanxhaqe të Shqipërisë. Siç shkruan Dita, kundër forcave shqiptare që mbronin Ulqinin, të përbëra prej rreth 3000 vetash, u hodhën forcat e Malit të Zi dhe të Perandorisë Osmane, prej mbi 30.000 ushtarë e oficerë.

Luftime të rëndësishme u zhvilluan më 22 tetor para Klesnjës dhe Shkallës së Mushkut në lindje të Ulqinit.

Pas disa orë luftimesh, për shkak të epërsisë së armikut, vullnetarët shqiptarë u thyen dhe u detyruan të tërhiqen.

Si rrjedhojë, më 23 tetor Ulqini ra në duart e forcave malazeze.

Më Shumë

ATK: Nga 1 qershori, s’ka më pagesa cash mbi 2 mijë euro

Administrata Tatimore e Kosovës, ka njoftuar se nga data 1 qershor, pagesat mbi 2 mijë euro ndërmjet bizneseve dhe individëve nuk lejohen të kryhen...

Në 27-vjetorin e masakrës së Tususit, përkujtohen 26 martirët në Prizren

Në 27-vjetorin e masakrës së Tususit janë zhvilluar homazhe në Kompleksin e Varrezave të Martirëve në Lagjen e Trimave, në nderim të 26 martirëve...

Lajmet e Fundit