Dragashi, i sigurt

Siguria në Dragash është e qetë dhe stabile.

Ky është vlerësimi i policisë dhe Komunës së këtij qyteti.

Drejtori Rajonal i Policisë në Prizren, kolonel Faton Alija, së bashku me stafin e tij ka vizituar komunën e Dragashit, me ç’rast ka realizuar një takim me kryetarin e Komunës Shaban Shabani.

“Në këtë takim është diskutuar çështja e sigurisë e cila është vlerësuar e qetë dhe stabile si dhe bashkëpunimin ndërinstitucional në ketë zonë”, njofton PK në Prizren.

Është vlerësuar zhvillimi i aktiviteteve ndërmjet komuniteteve që jetojnë në komunën e Dragashit.

“Kryetari Shabani informoi për aktivitetet e Komunës dhe masat që janë ndërmarrë për pritjen e mërgimtarëve gjatë sezonës së pushimeve verore”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Rahoveci apo Kastrioti do ta bëjnë hapin e radhës drejt titullit?

Kastrioti e Rahoveci e luajnë të mërkurën mbrëma ndeshjen e tretë të serisë finale të pley-off-it në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë...

Sot Çekia-Kosova: Dardanët synojnë rezultat pozitiv

Kombëtarja e Kosovës në futboll, sot në Pragë luan kundër Çekisë, në një ndeshje miqësore. Çekët dhe Dardanët do të përballen në Epet Arena, në...

Lajmet e Fundit