4.5 C
Prizren
E martë, 30 Dhjetor, 2025

Këtë javë temperaturat bien për dhjetë gradë, Prizreni 18-30 gradë celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se situata sinoptike mbi gjithë territorin e vendit ka ndryshuar.

“Kjo si pasojë e masave të ajrit me origjinë nga verilindja, masa të cilat do të ndikojnë dukshëm në rënien e temperaturave në të dy vlerat ekstreme. Përveç ndryshimeve në fushat termike, do të ketë luhatje edhe në fushat barike, duke kushtëzuar mot me vranësira dhe intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës do t’i ndryshojnë stadet e tyre duke u intensifikuar dhe duke krijuar kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh”, thuhet në kumtesë, transmeton Klan Kosova.

Reshjet në vende të lokalizuara mund të kalojnë në formë breshnize apo dhe breshëri.

“Ky aktivitet në atmosferë do të mundësojë që vlerat e temperaturave maksimale të bien për 7-10 gradë Celsius, derisa minimalet parashihen të ulen për 3-4 gradë Celsius.

Temperaturat maksimale gjatë këtyre pesë ditëve parashihen të lëvizin ndërmjet 23-30 gradë celsius, ndërsa minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 11-18 gradë Celsius”.

Në këtë javë pritet që të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-12 metra/sekond.

“Sa i përket kushteve biometeorologjike, ato do të jenë më të favorshme se javën që e lam pas, por kujdesi i veçantë i kontaktit me diellin duhet kushtuar mesditave, në ato vende ku kupa e qiellit është e lirë nga retë”.

Më Shumë

Plagosja në Duhël të Suharekës, pesë të arrestuar

Pesë persona janë arrestuar si të dyshuar për një rastin e plagosjes që ndodhi dje në fshatin Duhël të Suharekës. Sipas raportit 24-orësh të policisë,...

Babai në Prizren raporton se i është zhdukur djali

Një person në Prizren ka raportuar se i është zhdukur djali i tij. https://prizrenpress.com/428407-2j/ Sipas raportit 24 orësh të Policisë, viktima është zhdukur nga 23 dhjetori. “Rr....

Lajmet e Fundit