Zbulim i jashtëzakonshëm në Peqan të Suharekës

Pasurohet Muzeu i Suharekës Në afërsi të Suharekës në fshatin Peqan është zbuluar një stelë (pllakë guri me një mbishkrim dhe e zbukuruar me figura, që i kushtohej kujtimit të një të vdekuri apo një perëndie).

Këtë gjetje e bëri të ditur kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.

Ai tha se kjo stelë ka një vlerë të jashtëzakonshme për faktin se pasqyron një civilizim të lartë të periudhës Romake. Muharremaj përmes një shkrimi në “Facebook” bëri të ditur se nga shikimi preliminar ky artefakt i përket shekullit të II apo III.

“Sipas disa vlersimeve të ekspertëve që i kam kontaktuar, bazuar në shikimin preliminar kjo stellë duhet ti takoj shek.II apo III dhe bazuar në tekstin në gjuhën latine, duket se është dedikuar një vajze 15 vjeçare, por bazuar në etimologjinë e emrit të saj i takon korpusit të emrave ilir”, ka shkruar Muharremaj. I pari i Suharekës njoftoi se ky artefakt me vlera të jashtëzakonshme tani u vendos në Muzeun e qytetit. “Ne do të vazhdojmë që të kemi përkujdesje instituticionale”, përfundoi Muharremaj./21Media

Image

Image

Më Shumë

Ardian Gjini zhvillon takime me qytetarë dhe të rinj në Prizren

Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ardian Gjini, ka zhvilluar takime me qytetarë dhe të rinj në Prizren, në kuadër të aktiviteteve dhe përgatitjeve për...

U deklaruan si qirinj por ishin fishekzjarre, dogana zbulon shmangie tatimore prej 2500 euro në Prizren

Dogana e Kosovës ka zbuluar një rast të deklarimit të pasaktë të mallrave gjatë kontrollit doganor në Prizren.   Gjatë ekzaminimit të një dërgese të importuar,...

Lajmet e Fundit