Thyhet vetura e një mërgimtari në Prizren (Foto-video)

Një veturë e një mërgimtari është thyer dje në oborrin e një qendre tregtare në Prizren, ku personi i dyshuar përmes xhamit të thyer ka arritur të marrë një çantë me gjëra të ndryshme.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“Mund të ju konfirmojmë së është thyer një veturë dje rreth orës 16:00, ku personi i dyshuar ka marrë një çantë në të cilën viktima ka deklaruar se kishte gjësende të ndryshme në vlerë prej 660 euro. Njësitë e policisë janë duke u merr me rastin”, ka thënë Veseli.

Për thyerjen e veturës ka njoftuar edhe vetë pronari, i cili përmes një shkrimi të bërë në profilin tij në Facebook, ka kërkuar ndihmë nga miqtë në mënyrë që të identifikojë personin e dyshuar./Telegrafi/

Më Shumë

Në Rahovec mbahet dëgjimi publik me gra dhe vajza për buxhetimin gjinor

Komuna e Rahovecit ka mbajtur dëgjim publik me gra dhe vajza lidhur me buxhetimin gjinor, me fokus identifikimin e nevojave dhe prioriteteve të tyre...

Arpagjik’t demolojnë palestrën “Sezai Surroi” pas ndeshjes Bashkimi–Trepça

Një incident është raportuar pas ndeshjes basketbollistike ndërmjet KB “Bashkimi” dhe KB “Trepça”, e zhvilluar më 17 maj 2026 në Qendrën Sportive “Sezai Surroi”...

Martohet Blerando

Lajmet e Fundit