0.1 C
Prizren
E enjte, 16 Janar, 2025

Pse i prishi Shqipëria marrëdhëniet me Jugosllavinë, Rusinë e Kinën: 6 misteret që Enver Hoxha i mori në varr

Enver Hoxha është njeriu i cili ne historinë e Shqipërisë ka marrë me vete shumë mistere, jo vetëm si drejtues i një sistemi i cili kishte ne thelb të fshihte të vërtetën por dhe si një diktator i famshëm ne periudhën qe drejtoi vendin.

Më poshtë ju sjellim 6 misteret të cilat në shkrimet e ardhshme do te jene objekt studimi me i thelluar për te zbardhur jetën e njeriut më të përfolur të Shqipërisë:

1. Nje nga misteret e medha te Enver Hoxhes eshte padyshim dhe ardhja e tij ne krye te Partise Komuniste me 8 nentor 1941. Ne mbledhje ai nuk u caktua te ishte drejtues, nderkohe qe me pare del si lider i komunisteve, cili ishte ndikimi i jugosllaveve ne ngritjen e tij?

2. Pse i prishi Shqipëria marrëdhëniet me Jugosllavinë, Rusinë dhe më pas me Kinën, çfarë qëllimi kishte Enveri me izolimin e vendit, pse nuk kërkoi aleate te rinj ne vendet komuniste?

3. Arsyet e eliminimit te disa figurave kryesore qe ishin bashkëpunëtore te tij si Koçi Xoxe dhe te tjerë, janë padyshim sekrete qe Enver Hoxha i ka marre ne varr. Cilat janë taktikat e tij per te mbajtur dhe konsoliduar pushtetin? Si u përball me tentativat për ta rrezuar nga pushteti, çfarë qëndrimi mbajti me diversantët?

4. Vrasja e Qemal Stafes eshte nje pjese e erret e historise se Enver Hoxhes. Edhe pse ish-sekretari i Rinise Komuniste u vra nga pushtuesit enigme, kane ngelur arsyet e urdhrit ndaj ti per te shkuar ne Vlore ne 5 maj te vitit 1942.

5. Pse i prishi marredheniet me Mehmet Shehun dhe me pas me Kadri Hazbiun, cilin kerkonte Enveri te linte pasardhes te tij, a ishte Ramiz Alianjeriu qe po projektonte per te drejtuar vendin? Çfare kishte biseduar me Hysni Kapon deri ne vitin 1979?

6. Misteri i fundit eshte padyshim semundja dhe vdekja e Enver Hoxhes. Pse u mbajt semundja dhe vdekja e fshehte per nje kohe te caktuar?

Enveri ishte nje koleksion semundjesh. Kishte pasur dy hemorragji cerebrale, me 1983-in dhe 1984-en, kishte humbur gati krejtesisht syte ne menyre te pakthyeshme, nderkohe qe dy dite para vdekjes kishte kaluar edhe infarkt. Tashme eshte shkruar mjaft per faktin se diabeti i rende kishte ndikuar ne kete fund te keq. Humbja progresive e mundesive te tij fizike dhe intelektuale nuk zbuti aspak pushtetin e tij te tmerrshem, ate pushtet, qe njerezit e tij te aferm, me nje fshehtesi gjithnje e me te madhe, e ruanin deri ne absurditet, duke shkaktuar situata tragjike. Momentet e fundit te Hoxhes jane shoqeruar nga hije dyshimi te medha. /gazetametro.net

Më Shumë

Policia shqiptoi 1564 gjoba trafiku për 24 orë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 1564 gjoba në trafik. Sipas raportit të policisë, gjatë 24...

Kurti viziton familjet Shabani, Çabrati dhe Haxhimaxhuni në Prizren

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shtëpitë e familjeve Shabani, Çabrati dhe Haxhimaxhuni në Prizren. “Familja e Haxhi Ismet Shabanit me prejardhje nga Opoja,...

Lajmet e Fundit