3.4 C
Prizren
E diel, 21 Dhjetor, 2025

OVL: Gjykata Speciale fton një grup të ish-pjesëtarëve të UÇK’së nga Prizreni

Kreu i Organizatës së Veteranëve të UÇK’së, Hysni Gucati, në një përgjigje për Gazetën Express, ka thënë se sipas informacioneve që kanë si OVL, Gjykata Speciale e ka ftuar edhe Sokol Bashotën dhe një grup të ish-pjesëtarëve të UÇK’së nga Prizreni.

Ai ka thënë se nuk kanë informacione rreth emrave të grupit të Prizrenit.

“Është ftuar Bislim Zyrapi, Dhe sipas informacioneve që i kemi është ftuar Sokol Bashota. Edhe një grup i Prizrenit, emrat nuk i dijm ende”, ka thënë Gucati për Gazetën Express.

Express e ka kontaktuar kreun e OVL’së, pas deklarimeve të Hashim Thaçit, i cili ka treguar se përveç këshilltarit të tij dhe Ramush Haradinaj, janë ftuar nga Gjykata Speciale edhe disa ish-eprorë të UÇK’së.

“Me keqardhje mësova që Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim ish-shefin e Shtabit të UÇK-së, Bislim Zyrapi, njëherësh këshilltar i imi, ish-komandantin e Zonës Operative të Dukagjinit, kryeministrin Ramush Haradinaj, si dhe disa ish-eprorë të tjerë të UÇK-së”, ka shkruar Thaçi./GazetaExpress/

Më Shumë

Vdes shoferi i kamionit që u aksidentua në autostradë

Sot, rreth orës 13:00, në segmentin e autostradës Mazgit-Prishtinë, ka ndodhur një vetaksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident është përfshirë një kamion, i...

Kampionët bindës në Rahovec

Kampionia e Kosovës, Trepça shënoi fitore në udhëtim ndaj Rahoveci 029 57:110 (11:32, 16:23, 11:24, 19:24), në javën e 13-të të ProCredit Superligës, raporton...

Lajmet e Fundit