-0.4 C
Prizren
E martë, 16 Dhjetor, 2025

Biçiklistët nga Suhareka ballafaqohen me ariun në Malet e Sharrit

Malet e Sharrit janë të pasura me florë dhe faunë, që krijon një parajsë për sportistët ekstremë sikur biçiklistët e Suharekës.

Ishte fati që Arben Kuçi dhe Blendi Sylaj që të ballafaqoheshin me një ari të madh me dy këlyshë. Gjithçka ishte çështje sekondash, raporton TherandaPost.

Vet Arben Kuçi ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook, duke thënë se ishte “një moment shumë i veçantë që rrallëkush mund ta përjetojë por njëkohësisht edhe pak i frikshëm. Shyqyr shpëtuam shëndosh e mirë”.

Për TherandaPost ai ka treguar ngjarjen se pasi që ka kaluar me biçikletë, shoku mbrapa është rrëzuar dhe e ka lënë biçikletën duke vrapuar dhe duke iu shmangur ballafaqimit me arushën.

“Fati ynë ka qenë që e kemi njohur shumë mirë terrenin. E kam prit ndër vite të më ndodhë diçka e tillë, mirëpo jo në këtë formë”, ka treguar Kuçi, teksa ka thënë që jo lehtë do të harrohet ky moment.

E gjithë ngjarja u xhirua nga kamera e trupit të cilën e kishte të vendosur Kuçi, e të cilën video mund ta ndiqni më poshtë.

Më Shumë

Detaje nga përplasja e dy veturave në autostradën “Ibrahim Rugova”, arrestohet shoferja që dyshohet se e shkaktoi aksidentin

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth aksidentit të djeshëm në autostradën “Ibrahim Rugova”, kilometri i 27-të. Policia ka njoftuar se rreth orës 07:47 kishte...

Presidenti Begaj viziton Rahovecin, dekorohet nga Smajl Latifi

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi ka pritur sot në takim presidentin e Shqipërisë, Bajram Begajn. Latifi, përmes një postimi në Facebook, tha se gjatë takimit...

Lajmet e Fundit