Eqrem Kryeziu për Isa Mustafën: Defatore e Rrahman Morinës

Ish-nënkryetari i par i LDK-së, Eqrem Kryeziu, ka komentuar procesin zgjedhor të kryetarit të këtij subjekti politik.

Sipas tij, nëse anëtarët e Kuvendit , “do të konfirmojnë sot për udhëheqës Defatoren e Rrahman Morinës”, ata do të kujtohen për një kohë të gjatë.

“Kur vogëlsia ime parashikon ndonjë gjë, nuk është se kam dhunti të fshehtë. Parashikimin mund ta bëj vetëm duke qenë vëzhgues i vëmendshëm i historisë morale të njeriut”, shkruan Kryeziu.

“Nga kjo pikëpamje mund të them se po qe se Kuvendi Zgjedhor i Lidhjes Demokratike të Kosovës konfirmon sot për udhëheqës Defatoren e Rrahman Morinës, anëtarët e atij Kuvendi do të kujtohen për një kohë të gjatë”.

“Sepse, mos harroni (ta parafrazojm? Ungjillin sipas Gjonit): tradhtia është tradhti vetëm kur jemi të vetëdijshëm për të”.

LDK, sot zgjedh kryetarin e saj.

Siç është raportuar Kryesia ka arritur marrëveshje që në krye të këti subjekti politik të rizgjedhet, Isa Mustafa./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Vrasja e 27-vjeçarit dhe plagosja e babait të tij, detaje nga ngjarja tragjike në Prizren

Një 27-vjeçar e ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve nga mjeti i mprehtë. Ngjarja tragjike ka ndodhur në fshatin Kobaj të Prizrenit, ku dy...

“Burri e gruaja të lënduar”, detaje nga aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, konkretisht në kilometrin e 52-të të segmentit rrugor Prishtinë-Malishevë. Dy persona (burrë dhe grua),...

Lajmet e Fundit