13 C
Prizren
E shtunë, 10 Maj, 2025

Toni Morrison: Ne vdesim por ne bëjmë gjuhë

“Romani të çon në vende që nuk i ke parë kurrë, të bën të jetosh jetë që nuk i ke imagjinuar. Të mundëson të hysh në lëkurën e tjetrit. Mendoj që roli i letërsisë duhet të jetë ky: Të na rikthejë ndjenjën e empatisë”.

Toni Morrison, një nga shkrimtarët më të njohura të shekullit XXI, do të shprehej kështu, në intervistën e saj të fundit, teksa fliste për librat, duke e quajtur të pamundur çlirimin prej tyre, pasi janë më therëse se mitingjet.
Gruaja që i dha një tjetër qasje letërsisë amerikane të këtij shekulli dhe u kthye në model frymëzimi për miliona lexues, është shuar sot në moshën 88 vjeçare. Lajmin e ndarjes së shkrimtares nga jeta e ka përcjellë botuesi i saj Alfred a Knof, duke perifrazuar shprehen e saj se: “Ne vdesim. Ky mund të jetë kuptimi i jetës. Por ne bëjmë gjuhë, e ky është kuptimi i jetës sonë”.

Fituese e çmimit Nobel në letërsi më vitin 1993, Morrison ishte aktive në jetën publike përmes leksioneve të hapura për letërsinë në Universitete, apo takime me lexuesit.

Libri i saj i fundit është një përmbledhje me fjalime dhe kumtesa mbi çështje të ndryshme të historisë dhe shoqërisë moderne.
E lindur më 18 shkurt të vitit 1931 në Ohio Toni Morrison është pseudonim i Cloe Anthony Wofford dhe ishte fëmija e dytë ndër katër fëmijët, e një familjeje të madhe punëtore. Si fëmijë ajo do të mahnitej nga letërsia e Jane Austen dhe Tolstoi, si dhe nga tregimet popullore me temë afroamerikane të të atit. Më 1949 ajo nis studimet në Howard duke ndjekur në të njëjtën kohë klubet me intelektualë të asaj periudhe. Tema e masterit të saj kishte të bënte me hulumtimin e dy autorëve të mëdhenj si Virginia Wolf dhe William Faulkner. Pas një martese të dështuar, ajo nisi të punonte si rektore në Random House dhe vetëm dy vite më pas, do të ishte gruaja e parë me ngjyrë shefe në departamentin e botimeve në Random House.
Pas botimit të librit të parë, ajo do ti përkushtohej shkrimit.

“Aftësia e Morrisonit në përdorimin e fjalëve të thjeshta për të prodhuar fraza lirike e me shkëlqim dhe për të evokuar perceptime të sakta emocionale është e jashtëzakonshme. Vepra e saj përmbush në mënyrë brilante ngarkesën në tipizmin madhështor dhe gravitetin moral, që çdokush me të drejtë do të priste nga një laureate e Çmimit Nobel në letërsi”, shkruan kritika për të.

Një vit më parë Morrison u shpreh se ishte duke shkruar një libër të ri. “Kur je 87-të vjeç gjërat nuk funksionojnë dhe aq mirë. Por teksa trupi nuk përgjigjet, mëndja fluturon. Libri për të cilin po punoj më ka përfshirë të tërën. Botuesi do të dijë kur do ta përfundojë. Kam shkruar 140 faqe por për atë nuk janë kurrë mjaftueshëm. Do ti tregoj librin e fundit të Gabriel Garsia Markezit që kishte 119 faqe e shitje mjaft të larta. Thuajse e kam mbaruar vetëm do të studioj yjet”, shprehej ajo. Protagonisti i këtij romani që është ende në dorëshkrim është një 17 vjeçar që sheh yjet. Historia na çon në vitet 50-të dhe është një ndër shkrimet e fundit të Morrison. Bota letrare humbi sot një nga shkrimtaret më të mëdhenj të gjallë të këtij shekulli. /Gazeta SHQIP

Më Shumë

10-vjeçarja u lëndua në qafë, dalin detaje të reja nga krimi i rëndë në Prizren

Një vrasje e rëndë ka ndodhur sot brenda një familje në Prizren. Një burrë, M.Gorenc, 45 vjeçar dyshohet se e ka vrarë me thikë vajzën...

Michael Myers JR, MVP i ndeshjes Trepça-Bashkimi

Ndjekësit në rrjetet sociale të Federatës së Basketbollit të Kosovës kanë votuar Michael Myers, MVP i ndeshjes Trepça-Bashkimi. Sipas FBK-së, basketbollisti i Trepçës ndaj prizrenasve...

Lajmet e Fundit