Janë mobilizuar.
Çdo ditë mbajnë aktivitete parazgjedhore.
Kandidatët për deputetë të Kuvendit të Kosovës, pëevec në tubime me elektoratin votën e kërkojnë edhe nëpër shtëpia.
Kryetari i Degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj,i cili bashkë me kandidatët e tjerë garon në këto zgjedhje ka zhvilluar disa aktivitete politike.
Ai, dje qëndroi në Has, kurse sot e ka vizituar Bashkësinë Islame në Prizren.
“Si deputet i ardhshëm në Parlamentin e Kosovës do të angazhohem që këtu të mbretëroj një ambient i qetë, ku të gjitha komunitetet mund të jetojnë në paqe dhe harmoni mes vete. PDK është e vetmja alternativë që synon të sigurojë përkrahje të vazhdueshme dhe kaq të nevojshëm, por vetëm me Kadri Veselin kryeministër”, ka shkruar Totaj në “Facebook”.
Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK) ditëve të fundit është angazhuar maksimalisht në fushatën parazgjedhore.
Kryetari i Degës, Anton Quni bashkë me kandidatët për deputetë kërkon nga qytetarët që të votohet lista e LDK-së dhe Vjosa Osmani kryeministre e Kosovës.
Ai ka vizituar SHKA “Agimin”.
Quni është shprehur mirënjohës për gjithë komunitetin artistik të SHKA “Agimit” që gjithmonë kanë kultivuar vlerat e mirëfillta kulturo-artistike e muzikore.
Lëvizja Vetëvendosje në Prizren, ka hapur disa pika të saja.
Është takuar me elektoratin shtëpi për shtëpi.
“Odë për odë, fshat për fshat. Në Shajne të Sharrit gjetëm vend në zemrat e opojarëve”, shkruan kryetari i VV-së në Prizren, njëherit kandidat për deputet, Artan Abrash.
Kryetari i Nismës, Zafir Berisha, përveç tubimeve nëpër nëndegë, votën po e kërkon edhe nëpër shtëpi.
Ai, ka qëndruar në familjen Përvizaj në Krajk të Hasit.
“Me nismëtarët e rinj, te Aridon Pervizaj në Has për t’i uruar martesën, edhe një nismëtare më shumë në betejën e 6 tetorit!”, shkruan Berisha./PrizrenPress.com/