Vjosa Osmani dhe Anton Quni në Kullën e Isa Boletinit

Kandidatja e LDK-së për kryeministre të Kosovës Vjosa Osmani dhe kryetari i degës së këtij subjekti politik në Prizren, Anton Quni kanë qëndruar në Kullën e Isa Boletinit.

“Sot në Kullën e Isa Boletinit, në veri të vendit, së bashku me kryeministren e ardhshme të Kosovës, Vjosa Osmani, u dha një mesazh; kufijtë e Kosovës janë të paprekshëm dhe se mbrojtja e sovranitetit e nderit të vendit janë obligim i yni edhe për hirë të sakrificës së brezave të tërë dhe gjakut të derdhur”, shkruan Quni, i cili është edhe kandidat për deputet të Kuvendit të Kosovës.

“LDK ka lindur kur Kosova kishte nevojë për mbrojtje dhe mbijetesë substanciale, dhe 6 tetori do të rikonfirmoj se është vetëm një parti që i del Zot këtë vendi, se vetëm Lidhja Demokratike në pushtet sjell siguri, stabilitet dhe ecje përpara në rrugën që e trasoj themeluesi i saj dhe i shtetit modern të Kosovës, Ibrahim Rugova, duke krijuar aleanca me partneret më të fuqishëm evropian e me SHBA-në”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Rahoveci ndan Medaljen e Lirisë në Ditën e Çlirimit

Me rastin e shënimit të Ditës së Çlirimit të Komunës së Rahovecit, do të mbahet ceremonia solemne e ndarjes së Medaljes së Lirisë, në...

Prizren, mbahet takimi i Forumit Koordinues mes Komunës dhe shoqërisë civile

Është mbajtur sot takimi i radhës tre-mujor i Forumit Koordinues ndërmjet organizatave të shoqërisë civile dhe Komunës së Prizrenit, në bashkëpunim me Misionin e...

Lajmet e Fundit