Totaj: Do të angazhohem për Hasin

Kryetari i PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, ka vizituar fshatin e lindjes- Gjonaj.

Ai ka bashkëbiseduar me banorët e kësaj ane, duke premtuar se do të angazhohet nëse zgjedhet deputet i Kuvendit të Kosovës.

“Sot, isha në Has vendin e prejardhjes së familjes sime, ishte shumë kënaqësi të bashkëbisedoj me banorëve të Hasi, gjatë takimeve u bisedua edhe për tema të ndryshme”, shkruan Totaj në Facebook.

“Prandaj, me shumë nder dhe shumë përgjegjësi me angazhimin tim si deputet I ardhshëm në Parlamentin e Kosovës, do të vazhdoj kontributin e familjes sime që Hasi të ecë përpara, si dhe që të çlirojmë mundësi për të gjithë të rinjtë Kosovarë ku të gjitha komunitetet mund të jetojnë në harmoni mes vet”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

27 vite pas hyrjes së NATO-s në Kosovë, trupat gjermane kaluan përmes Kukësit

Mes mikpritjes, bujarisë, humanizmit, por edhe vështirësive të shumta që kaloi populli i Kosovës me banorët e Kukësit në tre muajt e pranverës së...

Nesër i jepet lamtumira e fundit të riut nga Malisheva që vdiq në Itali

Nesër do të bëhet varrimi i të riut Miridon Sefer Krasniqi, i cili u mbyt derisa po lahej në një lumë në Orzinovi të...

Lajmet e Fundit