Anton Quni në familjen e Heroit Besim Paqarizi dhe atdhetarit Haxhi Hazirit

Kryetari i LDK-së në Prizren, Anton Quni së bashku me bashkëpunëtorët ka vizituar familjen e Heroit të Kosovës, Besim Paqarizi dhe atdhetarit, Haxhi Hazirit.

“Me bashkëpunëtorët e mi, dr.Hatim Baxhakun dhe Hanefi Muharremin, kam vizituar familjen e Heroit të Kosovës, Besim Paqarizi dhe atdhetarit Haxhi Hazirit”, shkruan Quni, i cili është edhe kandidat për deputet.

“Gjatë bisedës, vëllai i Besimit, Ismeti na e tregoi që kishte ruajtur si relikt, kutinë e votimit dhe fletëvotimet e zgjedhjeve të vitit 1992”, tregon ai.

“Atëbotë, LDK kishte fituar zgjedhjet me rezultat mbi 90%.

Në pritjen e ngrohtë që na u bë biseduam rreth zhvillimeve të përgjithshme në Kosovë”.

“Ju faleminderit përzemërsisht për pritjen”.

“Zoti i bekoftë familjet e heronjëve e të dëshmorëve”.

“Gjaku i të dashurve të tyre u bë gurthemel i shtetit të Kosovës dhe udhërrëfyes për ne e për brezat e ardhshëm”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Nisin manifestimet për Ditën e Çlirimit dhe Dëshmorëve në Malishevë

Në Komunën e Malishevë kanë nisur aktivitetet për shënimin e 16 Qershorit – Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve, me një program të...

Në Prizren nis manifestimi “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë”

Në Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren është hapur sot manifestimi tradicional “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë”, i organizuar nga Drejtoria...

Lajmet e Fundit