Refiqe Tërnava: Të rinjtë dhe të rejat e Prizrenit do ta vulosin ndryshimin më 6 tetor

Refiqe Tërnava në zgjedhjet e 6 tetorit do të garojë si pjesë e koalicionit ndërmjet NISMA’së dhe AKR’së me numrin 15.

Ajo ka qenë bashkë me kreun e AKR’së, Behgjet Pacollin, gjatë një tubimi në qytetin e Prizrenit, duke thënë se të rinjtë dhe të rejat e Prizrenit do të vulosin ndryshimin në Kosovë.

Shkrimi i plotë i Tërnavës:

Prizreni, qyteti në të cilin ndërthuren e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja; aty ku bashkohen kulturat dhe religjionet e ndryshme, sot priti me entuziazëm platformën që sjellë Aleanca Kosova e Re, me në krye Presidentin Pacolli.

Në qytetin ku u mbajt Lidhja Shqiptare me qëllim mbrojtjen e trojeve etnike, mbrëmë u vërejt shpresa për zhvillim dhe dëshira për ndryshim.

Të rinjtë dhe të rejat e Prizrenit me 6 tetor do të jenë vendimtarë në vulosjen e ndryshimit në Kosovë, ashtu siç stërgjyshërit e tyre ishin vendimtarë për ruajtjen e trojeve etnike.

#BashkePerShtetin

#AKR122

#BehgjetPacolli2?

#RefiqeTernava15?

Më Shumë

Prizreni prezanton potencialin ekonomik para bizneseve të diasporës në Zvicër

Drejtori i Administratës në Komunën e Prizrenit, Bexhat Bytyqi, po qëndron në Zvicër, ku po merr pjesë në Konferencën Ekonomike B2B në Lucern, të...

Kurti viziton ekspozitën digjitale kushtuar Ukshin Hotit në Krushë të Madhe

Në 83-vjetorin e lindjes së Ukshin Hoti, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Ekspozitën Digjitale “DheShkronjë”, të hapur në Amfiteatrin e...

Lajmet e Fundit