Bastisje në Rahovec, gjendet marihuanë në oborrin e një personi

Hetuesit e Gjakovës dhe disa patrulla policore në Rahovec kanë bastisur disa objekte në rrugën “Kuvendi i Lezhës”, me ç’rast rreth orës 10:00 ka arrestuar një person.

Gazeta Sinjali merr vesh nga burime brenda Prokurorisë se në oborrin e tij Policia ka gjetur dhe konfiskuar një tas alumini i mbushur me substancë narkotike të llojit marihuanë.

Substanda prej 60 gramësh është konfiskuar nga Policia në cilësi të provës materiale.

Personi i arrestuar është shoqëruar në stacionin policor të Gjakovës për intervistim.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka lëshuar vendimin për ndalimin e të dyshuarit për 48 orë. 

Më Shumë

Ekzekutohen pagesat prej 100 eurosh për studentët

Ministri në deryrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se sot është realizuar ekzekutimi i pagesave për studentët përfitues në kuadër të Pakos për Përballje...

Pacolli: Nuk do të ketë vendim për rampën në Prevallë pa dialog me banorët

Ministrja në detyrë e Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka reaguar lidhur me shqetësimet e banorëve të Prevallës për vendosjen e laurës në rrugën që...

Lajmet e Fundit