15.7 C
Prizren
E martë, 13 Maj, 2025

Nisma në Prizren e cilëson të pavlefshëm konkursin për mësimdhënës

Rrjedha e konkursit të shpallur nga Komuna e Prizrenit për pranimin në punë të dhjetëra mësimdhënësve mbetet i paqartë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e zbatimit në tërësi të Ligjit për Zyrtarët Publikë.

Drejtuesit e Arsimit në Komunën e Prizrenit deri në momentin e raportimit nuk kanë dhënë sqarime për gazetën se si do të procedohet tutje me konkursin pas vendimit të Kushtetueses lidhur me Ligjin për Zyrtarët Publikë, shkruan Koha Ditore.

Ndërkohë eksponentë të caktuar të partive opozitare kanë vlerësuar se vendimi i Kushtetueses rreth Ligjit për Zyrtarët Publikë e bën të pavlefshëm konkursin për mësimdhënës të shpallur nga Komuna e Prizrenit.

Komuna e Prizrenit më 4 nëntor 2019 ka publikuar konkursin për pranimin në punë të dhjetëra mësimdhënësve, ku, pos tjerash, u është referuar edhe dispozitave të Ligjit për Zyrtarët Publikë. Ndërsa më 11 nëntor 2019 është bërë plotësim-ndryshimi i konkursit për disa vende të punës.

Në konkursin e publikuar në uebfaqen e Komunës shkruan se i njëjti ka qenë i hapur deri më datën 18 nëntor 2019.

Por Gjykata Kushtetuese më 19 nëntor 2019 ka njoftuar se në bazë të kërkesës së parashtruar nga Avokati i Popullit ka marrë vendim për masë të përkohshme në raport me Ligjin për Zyrtarët Publikë.

Më Shumë

Dështon seanca, tjetra mbahet më 11 maj

Ka dështuar edhe sot seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Seanca e radhës do të mbahet më 11 maj.   -- Legjislatura e nëntë e Kuvendit të...

“Janë shndërruar në figura irrituese”, Kryeziu i KDI-së me kritika të ashpra ndaj deputetëve të zgjedhur

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu ka reaguar pas zhvillimeve në Kuvend ku as për të 13-ën herë me radhë nuk u arrit të konstituohet. Për...

Lajmet e Fundit