11.4 C
Prizren
E martë, 13 Maj, 2025

Kjo është banesa ku u gjet i vdekur ish-prokurori nga Prizreni

Mëngjesin e ditës së sotme, në banesën e tij në komunën e Prizrenit është gjetur i vdekur ish-prokurori Agron Matjani.

Rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë, derisa informacionin për vdekjen e Matjanit e kanë konfirmuar policia dhe prokuroria.

T7 momentalisht është duke qëndruar në Prizren, derisa raportojnë se ekipet e Mjekësisë Ligjore janë në vend të ngjarjes.

Zëdhënësi i Policisë së Prizrenit, Shaban Osmanollaj, ka njoftuar në një përgjigje për Gazetën Express se rasti është raportuar nga familjarët e të ndjerit.

“Ne e kemi një rast të vdekjes së dyshimtë që jemi duke e trajtuar në Prizren. Rasti është raportuar nga familjarët e tij. Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar që ka dalë në vendin e ngjarjes, pastaj kanë dalë hetimet rajonale, forenzika dhe prokurori. Me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka thënë Osmanollaj.

Për vdekjen e Matjanit detaje kanë dhënë edhe në Prokurorinë Themelore të Prizrenit.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Prokuroria e Prizrenit ka njoftuar se sot rreth orës 9:30, Matjani është gjetur i vdekur në banesën e tij në Prizren, pas raportimit nga anëtarët e familjes së tij.

“Me të marrë lajmin, prokurorja kujdestare së bashku me njësitet relevante policore, kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe rasti është është iniciuar si “Vdekje e dyshimtë”. Me urdhër të prokurores, trupi i viktimës do të dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, thuhet në komunikatë.

Matjani ishte duke u gjykuar nën akuzat e Prokurorisë se në disa raste penale, në cilësinë e personit zyrtar – prokuror, në mënyrë drastike e ka zbutur kualifikimin penal të veprës, në kundërshtim me ligjin, dhe në këtë mënyrë për kryesit e veprave penale ka siguruar dënime shumëfish më të lehta sesa e parasheh ligji për veprat penale të cilat i kanë kryer. /GazetaExpress/

Më Shumë

Michael Myers JR, MVP i ndeshjes Trepça-Bashkimi

Ndjekësit në rrjetet sociale të Federatës së Basketbollit të Kosovës kanë votuar Michael Myers, MVP i ndeshjes Trepça-Bashkimi. Sipas FBK-së, basketbollisti i Trepçës ndaj prizrenasve...

Krimi i rëndë në Prizren, nga QKUK-ja flasin për gjendjen shëndetësore të 11-vjeçares

Një vrasje e rëndë ka ndodhur sot në Prizren. M. Gorenc, dyshohet se e ka vrarë me thikë vajzën e tij 15 vjeçare S.Gorenc. Plagë nga...

Lajmet e Fundit