Ibrahimoviq: Më shumë oferta kam pasur si 38 vjeçar se sa si 28

Zlatan Ibrahimoviqi ka pohuar se ai ka pasur më shumë oferta në moshën 38 vjeçare se sa në moshën 28.

Ibrahimoviqi i është rikthyer te klubi i Milanit, nga i cili 7 vite më parë ishte larguar.

Ibra ka deklaruar se: “Në 38, unë kam pasur më shumë kërkesa se sa në 28-tat. Unë kërkoja adrenalinë brenda vetes, për tu siguruar që ta nxjerr më të mirën e vetes.”

“Shumica më kanë thënë mua se do të jetë e pamundur të rikthehem (nga lëndimi). Unë kam punuar fort deri në pikën që jam tani e që ende mund të luaj. E pamundur të luaj si luaja para 10 viteve, por e di se çfarë duhet të bëjë: në vend se të vrapoj, unë shutoj nga 40 metra!”, ka thënë Ibra.

Më Shumë

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e Kujtim Koqit nga Prizreni

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin e personit në kërkim, Kujtim (Iftiman) Koqi, i lindur më 11.05.1989 në Prizren. Policia njofton...

Bogujevci inspekton punimet restauruese në ish-Kazermën e Prizrenit

Ministrja në detyrë e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, së bashku me zëvendësministren Nora Arapi, kanë vizituar objektin e trashëgimisë kulturore “Ish-Kazerma e qytetit”...

Lajmet e Fundit