14.2 C
Prizren
E premte, 15 Maj, 2026

Diego Alonso, trajneri që Beckhami ia besoi Inter Miamin

Përderisa nisi dekada e re, Inter Miami që pronar ka ish-yllin anglez David Beckham, përfundimisht caktoi trajnerin, duke emëruar uruguaianin Diego Alonso që ta udhëheqë në edicionin inaugurues për skuadrën, në ligën e SHBA-së, MLS.

Përtej markës Beckham dhe qytetit me emër të madh, që së bashku kanë potencialin për të tërhequr disa nga emrat më të mëdhenj të futbollit botëror, klubi në fund të fundit kishte nevojë për dikë që mund të miksonte aspektet kulturore të këtij projekti me kërkesat e tij në fushën e futbollit, që është edhe arsyeja se përse iu drejtuan uruguaianit 44-vjeçar, shkruan sot Koha Ditore.

Kërkimi për një trajner tek Interi Miami, ka tërhequr aplikantë nga e gjithë bota. Emrat me famë globale të futbollit ishin të lidhur me postin e trajnerit tek ekipi nga Florida, përfshirë këtu Carlo Ancelottin, Zinedine Zidanen, Thierry Henryn dhe Patrick Vieiran, por në fund Beckham vendosi për një person krejtësisht tjetër. Alonso, në nivel global mund të mos jetë ende i njohur, por ndjekësit e lojës në rajonin e CONCACAF-it, tashmë kanë njohuri të mjaftueshme për teknikun uruguaian. Skuadrat nga MLS, FC Dallas, Atlanta United dhe Sporting Kansas City tashmë kanë pësuar humbje nga ekipi i Alonsos.

Më Shumë

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

“V. Kryeziu” në Rahovec sjell zgjidhje moderne dhe profesionale për rregullimin e hapësirave tuaja të jashtme, me elegancë, cilësi dhe përkushtim në çdo detaj....

Luljeta Veselaj-Gutaj nuk do të kandidojë në zgjedhjet e 7 qershorit

Ish-deputetja dhe anëtarja e Partia Demokratike e Kosovës, njëherësh drejtoreshë e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka njoftuar se nuk do të kandifojë në...

Lajmet e Fundit