Përfundon intervistimi i Nexhmi Krasniqit për vdekjen e Deharit

Ka përfunduar marrja në pyetje e ish-drejtorit të Policisë së Prizrenit, Nexhmi Krasniqi lidhur me vdekjen e Astrit Deharit.

Pas këtij intervistimi i cili zgjati më shumë se 2 orë, avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi ka thënë se Krasniqi ka sqaruar deklaratën e dhënë atë kohe në media. Sipas tij, Krasniqi ka thënë se informatat lidhur me vdekjen e Astrit Deharit ia kishte dhënë drejtori i atëhershëm i Burgut, Destan Zogaj, dhe se kjo kishte qenë e vetmja informatë që e kishte Krasniqi në lidhje me vdekjen e Deharit, raporton KTV.

Deri më tani nga Prokuroria Speciale janë intervistuar 14 dëshmitarë ndërsa edhe 3 tjerë pritet të intervistohen.

Në mesin e personave që pritet të intervistohen është edhe Adonis Gashi i cili për momentin sipas raportimit të mediave është në arrati. Gashi ishte njëri prej personave i cili ishte në qeli me Deharin./KTV/

1

Më Shumë

Trangulli i Rahovecit po fiton tregun evropian

Nga serrat e Rahovecit drejt tavolinave evropiane. Me çmim më të lartë, cilësi më të mirë dhe kërkesë në rritje, trangulli i Kosovës po...

Bashkimi sqaron marrëveshjen me Adrio Bailey

KB Bashkimi ka dalë me një sqarim zyrtar lidhur me kontratën e basketbollistit amerikan Adrio Bailey për sezonin 2026/27. Sipas njoftimit të klubit, Bailey ka...

Lajmet e Fundit