10.7 C
Prizren
E shtunë, 3 Maj, 2025

Sigal Prishtina mposht Ponte Prizrenin

Sigal Prishtina ka mundur Ponte Prizrenin me rezultat 91:76 (21:25, 22:22, 24:15, 24:14) në kuadër të javës së 20-të të Superligës së Kosovës në basketboll.Ndeshja në Prishtinë ka qenë shumë interesante me të dy skuadrat që luftuan për fitore nga fillimi deri në fund.

Çereku i parë ishte shumë interesant, derisa për një nuancë mysafirët ishin më të mirë duke e fituar 21:25. Periudha e dytë ishte tërësisht e barabartë dhe kjo bëri që kjo pjesë të përfundojë 22:22 dhe Ponte shkoi në pushim me katër pikë epërsi, 43:47.

Periudha e tretë ishte edhe më interesante, ku Prishtina rikthehet fuqishëm dhe arrin të barazojë shifrat në 60:60, e më pas edhe të kalojë në epërsi, derisa rezultati në semafor pas 30 minutash tregonte shifrat 67:62 për Bardhekaltrit.

Vendasit ruajtën epërsinë e krijuar deri në fund, madje edhe e thelluan, duke triumfuar në fund 91:76.Te Sigal Prishtina u dalluan Jordan Johnson me 23 pikë e 11 asistime, Mikaile Tmusiq me 21 pikë e nëntë kërcime dhe Fahro Alihoxhiq me 16 pikë dhe 11 kërcime, kurse te skuadra e Ponte Prizrenit u dalluan Urim Zenelaj me 20 pikë e 14 kërcime dhe Andre Wolford me 19 pikë.Sigal Prishtina ka 14 fitore dhe katër humbje, kurse Ponte Prizreni 10 fitore dhe tetë humbje.

Më Shumë

Emilija Rexhepi bën thirrje për votimin e Haxhiut: Përndryshe nuk shoh zgjidhje tjetër veç zgjedhjeve të reja

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sërish sot në ora 10:00 për të vazhduar përpjekjet për zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit, pas...

70 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara janë shënuar 70 aksidente dhe janë shqiptuar 2243 gjoba në trafik. Sipas...

Lajmet e Fundit