Zyrtare: Andi Hoti transferohet në Inter

Andi Hoti ka nënshkruar kontratë profesionale me Interin, shkruan Insporti.com.

Interi pas nënshkrimit të kontratës e ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit shqiptar nga Kosova.

Hoti do të bashkohet me akademinë e Interit, pasi ende është 16 vjeçar por kjo nuk e përjashton mundësinë që ai të luajë edhe për ekipin e parë.

Hoti më parë është aktivizuar si pjesë e akademisë së Cyrihut, ku ka rënë në sy për aftësitë e tij, por edhe fizikun (194 cm i gjatë).

Mbrojtësi 16 vjeçar ka lindur në Zvicër dhe është grumbulluar në dy ndeshje me moshat e Shqipërisë, ndërsa aktualisht është pjesë e grupmoshës U17 të Kosovës.

Para Hotit, pjesë e Interit ishin edhe Xherdan Shaqiri dhe Rej Manaj. /Insporti.com/

Më Shumë

Liria dështon në playoff, mbetet edhe një sezon jashtë Superligës

Liria nuk ka arritur të sigurojë rikthimin në elitën e futbollit kosovar, pasi u eliminua në ndeshjen e playoffit nga Dinamo. Skuadra e drejtuar nga...

Breshër dhe erëra të forta në Prizren, publikohen pamje nga Korisha

Reshjet e shiut në Prizren janë shoqëruar sot me breshër dhe erëra të forta. Në Korishë është raportuar breshër, sipas pamjeve të publikuara nga...

Lajmet e Fundit