Fillon aksioni i pastrimit të Lumbardhit në Prizren

Komuna e Prizrenit nëpërmjet Drejtorisë së Shërbimeve Publike ka filluar me aksionin e pastrimit të lumit Lumbardhi dhe largimit të mbeturinave përreth shtratit të tij.

Aksioni i pastrimit po bëhet si pasojë e shfaqes së mbeturinave të shumta në lumë, të cilat janë hudhur nga persona të papërgjegjshëm. Segmenti i cili po pastrohet është në gjatësi prej 2.5 km, kryesisht në pjesën urbane të qytetit, duke filluar nga pjesa e Marashit e deri tek Parku i Qytetit.

Ndërkohë, Komuna e Prizrenit tashmë ka nënshkruar edhe Lotin 3 të kontratës për mirëmbajtjen verore dhe dimërore të rrugëve të komunës me KRM Ekoregjioni, gjë që pritet të ndikojë pozitivisht në zonat ku ka pasur vështirësi për mirëmbajtjen e pastërtisë së rrugëve.

Më Shumë

Një dekadë nga pranimi në FIFA

Sot shënojmë me krenari 10-vjetorin e anëtarësimit të Kosovës në FIFA, një moment historik ku FFK u bë anëtarja e 210-të e shtëpisë më...

Eurovision 2026, zgjidhen 10 finalistët e parë në Vjenë, të gjithë sytë kthehen nga Alis dhe kënga “Nan” në gjysmëfinalen e dytë

Sipari i edicionit të 70-të të Eurovision Song Contest u ngrit zyrtarisht mbrëmjen e së martës në kryeqytetin austriak, duke mbyllur me sukses natën...

Lajmet e Fundit