5.6 C
Prizren
E enjte, 19 Mars, 2026

Sigal Prishtina eliminohet nga Final 8, Ylli kalon në gjysmëfinale

Sigal Prishtina është mposhtur nga Golden Eagle Ylli në çerekfinale të Kupës së Kosovës me rezultat 64 – 69.Golden Eagle Ylli e ka mundur Sigal Prishtinën me rezultat 64:69 (17:16, 19:14, 18:24, 10:15), duke u kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në basketboll.

Çereku i parë ishte shumë i barabartë, me të dy skuadrat që nuk arrinin të krijonin epërsi të lartë dhe kjo pjesë përfundoi 17:16 për Prishtinën me një tre pikësh në fund nga Anothy Goods.

Lojë shumë interesante ishte edhe në periodën e dytë, ku prishtinasit ishin më të mirë, duke e fituar këtë pjesë 19:14, për të shkuar në pushim me rezultat 36:30. Ylli u rikthye në periudhën e tretë, duke barazuar shifrat në 47:47, e më kaloi edhe në epërsi 51:52, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash tregonte shifrat e barabartë 54:54. Ylli e nisi më mirë periudhën e fundit, duke pasur epërsi deri në tetë.Prishtina afrohet në fund 64:67, por nuk arriti të bëjë më shumë dhe Ylli triumfoi me rezultat 64:69 për të kaluar në gjysmëfinale të Kupës, aty ku do të takohet me Bashkimin.

Fahro Alihoxhiq ishte më i dalluari te Sigal Prishtina me 10 pikë e 13 kërcime, kurse te Golden Eagle Ylli shënuesi më i mirë ishte Samir Zekiqi me 13 sosh.

Më Shumë

Spitali i Prizrenit forcon bashkëpunimin me strukturat komunale

Drejtori Ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa”, Osman Hajdari, së bashku me anëtarët e Këshillit Drejtues, pritën përfaqësues të strukturave komunale...

Totaj emëron drejtorin e ri të Pronës dhe Çështjeve Ligjore në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka emëruar sot Elsabah Xhurxhehallon në pozitën e drejtorit të Drejtorisë së Pronës dhe Çështjeve Ligjore. https://prizrenpress.com/shiten-banesa-moderne-ne-lagjen-tranzit-i-ri-te-prizrenit-mundesi-pagese-me-keste/ Emërimi është...

Lajmet e Fundit