Vetëvendosje e LDK prishin koalicionin në Prizren

Pak çasteve pasi PDK’ja e mori kryesinë e Kuvendit komunal të Prizrenit, kryetari Mytaher Haskuka njoftoi për prishjen e koalicionit me LDK’në.

Me 17 vota pro, Sulltan Badalli i PDK’së, në seancën e sotme të jashtëzakonshme, është zgjedhur për kryesues të Kuvendit Komunal të Prizrenit. Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosjes, Muharrem Elezkurtaj, ka marrë vetëm 16 vota.

Menjëherë pas kësaj, kryetari që vjen nga LVV’ja, Mytaher Haskuka, njoftoi se më nuk ka partneritet në qeverisjen komunale me LDK’në, shkruan Gazeta Express.

Haskuka ka thënë se më nuk ka arsye të mbahet ky koalicion dhe, sipas tij, me LDK’në po i mbante bashkë cështja e kryesuesit të Kuvendit komunal, të cilin sot ua mori PDK’ja. /Express/

Për ditën e Shën Valentinit, Cineplexx dhuron udhëtim në Dubrovnik për një çift

Më Shumë

Përkujtohen dëshmorët e Brigadës 60 në Greiçec të Suharekës

Në fshatin Suharekë është mbajtur një ceremoni përkujtimore në nder të dëshmorëve të Brigadës 60, ku janë kujtuar luftëtarët që ranë gjatë luftës çlirimtare. Në...

22-vjeçari nga Peja kapet gjatë natës me pistoletë dhe thikë në Prizren

Policia në Prizren ka ndaluar një 22-vjeçar nga Peja, i cili gjatë kontrollit është kapur i armatosur me pistoletë dhe thikë. Sipas njoftimit të policisë,...

Lajmet e Fundit