Zafir Berisha: Haskuka është bërë fatkeqësia e qytetit të Prizrenit

Kryetari i Nismës në Prizren, Zafir Berisha, e quan të pafat kryetarin e Komunës, Mytaher Haskuka.

Sipas tij, Haskuka është bërë fatkeqësi e qytetit të Prizrenit.

“Haskuka tashmë si paaftë dhe i papërgjegjshëm për pozicionin publik që e ka, është bërë fatkeqësia e qytetit të Prizrenit, por edhe e familjes dhe vetvetes”, shkruan Haskuka.

“Ai, si përfaqësues i sektit politik i kamufluar si partia LVV, dhe i rrethuar nga komisar politik me të kaluar dhe mision të dyshimtë, e kanë futur në kaos funksionin e institucioneve komunale, pasojat e të cilave po i vuan qytetari Prizrenit”.

Për ditën e Shën Valentinit, Cineplexx dhuron udhëtim në Dubrovnik për një çift

Reagimi i Berishës, ka ardhur pas zgjedhjes së Sulltan Badallajt të PDK-së në krye të Kuvendit, si dhe prishjes së koalicionit të VV-së me LDK-në.

Me 17 vota pro, Sulltan Badalli i PDK-së, në seancën e sotme të jashtëzakonshme, është zgjedhur për kryesues të Kuvendit Komunal të Prizrenit. Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosjes, Muharrem Elezkurtaj, ka marrë vetëm 16 vota./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Prizren/ I lëshuan kredi pa e ditur, kërkohet paraburgim ndaj dy punëtorëve të bankës

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj dy të dyshuarve, punëtorë...

KQZ miraton fletëvotimin për votim me postë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për miratimin e dizajnit dhe përmbajtjes së fletëvotimit për votimin me postë jashtë Kosovës për zgjedhjet e parakohshme...

Lajmet e Fundit