Vuçiq: Në Mynih zbulova që Haradinaj nuk e vendosi i vetëm taksën

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, është kthyer nga Mynihu në Beograd ku ka takuar krerë të kishës ortodokse serbe. Në një konferencë para gazetarëve kreu i shtetit serb ka folur edhe për taksën 100 % që ishte vendosur gjatë kohës sa Ramush Haradinaj drejtonte qeverinë e Kosovës.

Siç pretendon Vuçiq, në Gjermani gjatë vizitës së fundit e ka kuptuar që Ramush Haradinajt për të mbajtur vendimin për taksën i kanë qëndruar edhe disa shtete të tjera mbrapa, pa zbuluar emra.

Vuçiq ka thënë se për një gjë të tillë do të flasë në të ardhmen.

“Dje, për  herë të parë kuptova përfundimisht që Ramush Haradinaj nuk ishte i vetëm kur e vendosi taksën ndaj Serbisë”, ka thënë Vuçiq duke shtuar se prapa një vendimi të tillë qëndronte edhe një pjesë e komunitetit ndërkombëtar.

“Do të flas për këtë gjë më vonë”, ka shtuar tutje kreu i shtetit serb shkruan Kosov Online, trasnmeton Express.

Më Shumë

Ardian Gjini zhvillon takime me qytetarë dhe të rinj në Prizren

Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ardian Gjini, ka zhvilluar takime me qytetarë dhe të rinj në Prizren, në kuadër të aktiviteteve dhe përgatitjeve për...

Incident afër mesnatës në Prizren – 15-vjeçarja pështyn dhe godet me shqelm zyrtarin policor

Një 15-vjeçare është dërguar për 24 orë në mbajtje pasi dyshohet për sulm ndaj një zyrtari policor në Prizren. E dyshuara është arrestuar pak para...

Lajmet e Fundit