18.8 C
Prizren
E shtunë, 10 Maj, 2025

Në Rahovec mbahet konsultimi publik për Planin e veprimit për Efiçiencë të Energjisë dhe për Mjedis

Në sallën e Kuvendit Komunal të Rahovecit, është mbajtur sot konsultimi publik për Draft Planin Komunal të Veprimit për Efiçiencë të Energjisë PKVEE-2019-2021 dhe Draft Planin Lokal për Veprim në Mjedis 2019-2024, të pranishëm në konsultim ishin zyrtar të drejtorisë së Shërbimeve Publik dhe drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit (UPMM) dhe qytetarë.

Bjondina Ramaj, Zyrtare e lartë për mbrojtje të mjedisit në drejtorinë e UPMM, tha se plani për Draft Plani Lokal për Veprim në Mjedis 2019-2024, Draft Planin Lokal për Veprim në Mjedis 2019-2024, plani në fjalë është i kompletuar dhe se është i publikuar në uebfaqe dhe se presim që të kemi edhe më tutje kontributin e qytetarëve në mënyrë që ky plan të jetë më i kompletuar.

Këta janë super-filmat që mund t’i shikoni këtë fundjavë në Cineplexx

Ndërsa, Përparim Krasniqi, drejtor i drejtorisë së Shërbimeve Publik, u shpreh Draft Plani Komunal të Veprimit për Efiçiencë të Energjisë PKVEE-2019-2021, është përgatitur në bashkëpunim me zyrtarët e GIZ-it dhe se ky plan është i kompletuar, por që komentet dhe sugjerimet nga ana e qytetarëve janë të mirëseardhura.

Draft Plani Komunal i Veprimit për Efiçiencë të Energjisë PKVEE-2019-2021 është i publikuar në këtë vegëz: https://kk.rks-gov.net/rahovec/ëp-content/uploads/sites/23/2020/01/Vendim-per-venien-ne-debat-publik-te-Planit-Komunal-te-Veprimit-per-Eficience-te-Energjise-PKVEE-2019-2021.pdf , kurse Draft Plani Lokal për Veprim në Mjedis 2019-2024 është i publikuar në këtë vegëz: https://kk.rks-gov.net/rahovec/ëp-content/uploads/sites/23/2020/01/Vendim-per-venien-ne-debat-publik-te-Planit-Lokal-per-Veprim-ne-Mjedis-2019-2024.pdf.

Më Shumë

25 vjet nga vrasja e komandant Drinit, apel për drejtësi nga kryeministri Kurti

Zyrtarë të lartë të pushtetit qendror dhe të atij komunal kanë nderuar Ekrem Rexhën – Komandant Drinin në 25-vjetorin e vrasjes së tij. Kryeministri në...

Pamje nga aksidenti mes dy kamionëve në Duhël të Suharekës

Një aksident trafiku ndodhi sot mes dy kamionëve në Duhël të Suharekës, rrugës për Carralevë. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për...

Lajmet e Fundit