Qendra e Kompetencës në Prizren/ “Qasja e personave me nevoja të veçanta në zonat turistike’’

Qendra e Kompetencës në Prizren, ka organizuar një sesion me temën: ‘’Qasja e personave me nevoja të veçanta në zonat turistike’’.

Diskutimin e hapi drejtori shkollës, Aliismet Çoçaj.

Ai, pasi i përshëndeti të pranishmit, foli për rendësin e këtij takimi.

Ndërsa, zv. drejtori Luan Sopi, potencoi se “personat me nevoja të veçanta janë pjesë e barabartë e shoqërisë sonë dhe si të tillë duhet të respektohen dhe të krijohen kushte për qasje më të lehtë në zonat turistike”.

Përfaqësuesit e ‘Caritas Kosova’, Rajmonda Oroshi, Bashkim Selmanaj dhe Arbnore Thaçi, thanë se kjo kategori e shoqërisë ka ende nevoje për përkrahje nga institucionet relevante.

Gjatë sesionit u shfaq edhe një film i metrazhit të shkurtër lidhur me temën e sesionit i përgatitur nga ish- nxënësia e Qendrës së Kompetencës, Ulpiana Gashi.

Sesionin e ideuan dhe moderuan nxënësia Yllka Iballi dhe Prof. Gentiana Dërdovski.

Këta janë super-filmat që mund t’i shikoni këtë fundjavë në Cineplexx

Më Shumë

Tetë vjet pa Kujtim Paçakun

Sot janë bërë tetë vjet nga vdekja e gazetarit, poetit, shkrimtarit dhe ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Kujtim Paçaku, një prej figurave më të...

Trepça fiton edhe finalen e dytë, Bashkimi kërkon rikthimin në Prizren

Trepça ka shënuar edhe fitoren e dytë në serinë finale të “Play-off”-it në ProCredit Superligë, pasi mposhti Bashkimi me rezultat 93:83, duke krijuar epërsi...

Lajmet e Fundit